Aplikacion
Shtjefën Ziçi, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Bardhe Ziçi, është paraqitur këtë të hënë në Gjykatën e Shkodrës, ku u zhvillua seanca për caktimin e masës së sigurisë.
Togat e zeza caktuan “arrest në burg” ndaj 64-vjeçarit, i cili akuzohet qëlloi për vdekje me automatik bashkëshorten e tij, ngjarje e ndodhur më 9 korrik në banesen e çiftit në Shkodër.
Gjatë seancës, Shtjefën Ziçi nuk ka dhënë asnjë deklaratë. Sipas avokatit mbrojtës, ai ndodhet në gjendje të rënduar psikike, çka ka pamundësuar dhënien e dëshmisë para gjykatës.
Mbrojtja i ka kërkuar gjykatës kryerjen e një ekspertimi psikiatrik për 64-vjeçarin, me argumentin se gjendja e tij psikike duhet të vlerësohet nga specialistët.