Aplikacion
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, në zonën e lagjes “Pavarësia”, pranë rrugës “Çipaj”, ku një konflikt mes disa personave ka përfunduar me një viktimë.
Si pasojë e përplasjes fizike, shtetasi 63-vjeçar Ismail Aliaj ka humbur jetën në spitalin e qytetit të Vlorës. Sipas burimeve mjekësore, ai ka pësuar dëmtime të rënda në zonën e fytyrës dhe fytit, të cilat kanë rezultuar fatale pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve.
Nga e njëjta ngjarje ka mbetur i lënduar lehtë edhe djali i viktimës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtim mjekësor.
Forcat e Policia e Shtetit kanë nisur hetimet dhe janë vënë në ndjekje të personave të dyshuar si autorë të konfliktit. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes./ Zoom.al