Aplikacion
Dalin detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 63-vjeçari Ismail Aliaj, i cili u dhunua fizikisht nga dy persona dhe më pas ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se ngjarja nuk dyshohet të jetë e izoluar, pasi viktima kishte qenë edhe më herët shënjestër e veprimeve të dhunshme. Rreth një muaj më parë, atij i ishte djegur automjeti në rrethana ende të paqarta.
Policia ka identifikuar dy autorët e ngjarjes dhe po vijon punën për kapjen e tyre. Ndërkohë, hetuesit po verifikojnë nëse incidenti i mëparshëm me djegien e makinës ka lidhje direkte me të njëjtët persona që dyshohet se kryen edhe dhunimin që çoi në vdekjen e 63-vjeçarit./ Zoom.al

