Aplikacion
Një person ka mbetur i plagosur me mjet prerës këtë të shtunë në afërsi të Spitalit Rajonal.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, ndërsa mësohet se një 33-vjeçar është goditur dy herë me thikë gjatë një konflikti, rrethanat e të cilit ende nuk janë bërë të qarta.
I plagosuri është transportuar menjëherë në spital dhe aktualisht ndodhet në repartin e kirurgjisë, ku po merr trajtim mjekësor. Deri tani nuk ka informacione të tjera mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes dhe për të identifikuar autorin e plagosjes./ Zoom.al


