Aplikacion
Një person është plagosur me thikë në lagjen “Barrikadë” në Berat, ndërsa autori i dyshuar është vënë në pranga nga policia.
Pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet hetimore. Si rezultat i ndërhyrjes, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit A. T., 39 vjeç, banues në Berat.
Sipas hetimeve paraprake, mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ai ka plagosur me mjet prerës shtetasin D. N., 48 vjeç. I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
