Aplikacion
Një incident i rrezikshëm brenda familjes është shmangur në Vlorë, falë ndërhyrjes së policisë.
Sipas informacioneve zyrtare, një 75-vjeçar është vënë në pranga pasi dyshohet se ka kërcënuar me thikë bashkëshorten dhe anëtarë të tjerë të familjes. Mësohet se ai kishte ushtruar edhe dhunë.
Forcat e rendit kanë ndërhyrë në kohë, duke neutralizuar situatën dhe duke arrestuar të moshuarin, çka ka shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Ndërkohë, autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje, ndërsa materialet procedurale i janë referuar organeve kompetente për vijimin e veprimeve ligjore./ Zoom.al

