Aplikacion
Policia e Durrësit arrestoi një 76-vjeçar që tentoi të vriste bashkëshorten e tij.
Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 17, ku policia u njoftua për një rast dhune në familje dhe arriti shpejt në vendngjarje.
Sipas hetimeve të para, gjatë një konflikti për motive të dobëta, i moshuari goditi me shkop druri bashkëshorten e tij 70-vjeçare, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në kokë.
Në videon e mëposhtme duket momenti kur i moshuari përpiqet të godasë gruan me shkop, teksa të dy ndodhen te shkallët. E moshuara largohet me vrap për të shpëtuar, ndërsa 76-vjeçari e ndjek nga pas.
E moshuara u transportua menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore.
Policia arrestoi 76-vjeçarin në flagrancë dhe grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit