zoom

Aktualitet

“Më ka djegur orenditë shtëpiake”/ Drejtoresha e Ministrisë së Brendshme shoqërohet në polici pas denoncimit të ish-partneri

“Më ka djegur orenditë shtëpiake”/ Drejtoresha e Ministrisë së Brendshme shoqërohet në polici pas denoncimit të ish-partneri

Policia ka ndërhyrë sërish për të menaxhuar konfliktin mes drejtoreshës së Ministrisë së Brendshme, Alma Bime, dhe ish-partnerit të saj, Mareglen Tomori, aktualisht drejtor i Organizatës Ndërkombëtare të Policisë.

Pas një kallëzimi të depozituar nga Tomori, Bime është shoqëruar në ambientet e policisë për të dhënë shpjegime.

Sipas denoncimit, Tomori e akuzon ish-partneren për kanosje dhe për djegien e orendive në banesën e tij.

Ai ka deklaruar se kërcënimet janë bërë edhe ndaj kopshtarit të tij, një shtetas i huaj, i cili është marrë në pyetje nga policia në cilësinë e dëshmitarit. Pretendohet se kërcënimet janë dërguar përmes mesazheve.

Ngjarja vjen disa muaj pas një episodi të mëparshëm, kur ishte vetë Bime ajo që iu drejtua organeve të rendit, duke akuzuar Tomorin për dhunë në familje, çka çoi në ndalimin e tij nga policia në atë kohë.

Autoritetet po verifikojnë pretendimet e palëve dhe kanë nisur veprimet procedurale për të sqaruar rrethanat e konfliktit.

Postime të lidhura