zoom

Aktualitet

Dhunoi rëndë bashkëjetuesen shtatzënë, 24-vjeçari kapet në Serbi! Pritet ekstradimi i tij

Dhunoi rëndë bashkëjetuesen shtatzënë, 24-vjeçari kapet në Serbi! Pritet ekstradimi i tij

Policia ka arrestuar në Serbi një 24-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë të rëndë ndaj bashkëjetueses së tij shtatzënë. I riu, me iniciale K. M., ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas autoriteteve, ngjarja e rëndë ka ndodhur në janar të vitit 2025, ndërsa në muajin mars të po këtij viti, Gjykata e Dibrës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Arrestimi i tij u krye në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar “The Wanted”, ndërsa pritet ekstradimi i 24-vjeçarit drejt Shqipërisë. /Zoom.al

Postime të lidhura