zoom

Aktualitet

Vrasja në Memaliaj/ Policia: Viktimë, një 30-vjeçar. Arratiset autori, i plagosuri është vëllai i tij

Vrasja në Memaliaj/ Policia: Viktimë, një 30-vjeçar. Arratiset autori, i plagosuri është vëllai i tij

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja me armë zjarri e regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Memaliaj.

Sipas raportimeve, dy grupe personash janë përleshur me njëri tjetrin, ndërsa sherri ka degraduar në përdorimin e armëve.

Si pasojë ka mbetur i vrarë shtetasi i identifikuar si Endri Goxhaj 30-vjeç, ndërsa është plagosur një tjetër i identifikuar si Dario Nela, 30-vjeç.

Vetë autori i dyshuar, shtetasi D.N, pas krimit është arratisur me automjet.

“Rreth orës 20:50, në Memaliaj, dyshohet se pas një konflikti, shtetasi D. N., 29 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. G., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.

I plagosur, në rrethana ende të paqarta, ka mbetur edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi D. N., 25 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar, pas ngjarjes, është larguar me automjet”,- njofton Policia.

Sipas policisë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Postime të lidhura