zoom

Aktualitet

Vrasja në Memaliaj/ Zbardhet ngjarja, arrestohen tre persona

Vrasja në Memaliaj/ Zbardhet ngjarja, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur rrethanat e vrasjes që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Memaliaj, ku u vra me armë zjarri Endri Goxhaj dhe mbeti i plagosur Dali Nela.

Blutë kanë arrestuar 47-vjeçarin Aldo Kalemi dhe 25-vjeçarin e plagosur Dali Nela.

Në pranga ka rënë edhe një person tjetër me inicialet E.M për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ndërkohë, i shpallur në kërkim është autori i ngjarjes Donaldo Nela, vëllai i të plagosurit Dali Nela.

Sipas policisë, personat janë përfshirë në një konflikt të çastit, ku viktima ka qëlluar fillimisht ndaj Dali Nela duke e lënë atë të plagosur.

Në kundërpërgjigje, Donaldo Nela qëlloi në drejtim të Endri Goxhaj duke e lënë të vdekur.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se mbrëmë ka patur një konflikt fizik të çastit, në të cilin janë përfshirë shtetasit D. N., M. N., D. N., A. K. dhe J. K., si dhe shtetasit G. Q. dhe E. G.

Gjatë konfliktit, dyshohet se shtetasi E. G. ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit D. N. (i arrestuar tashmë), i cili mbeti i plagosur dhe vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Më pas, 2 vëllezërit e shtetasit D. N. (2 shtetasit e shpallur në kërkim, D. N., 29 vjeç dhe M. N., 28 vjeç), dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit E. G. (i cili, si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital).

Të dy këta shtetas janë larguar menjëherë me automjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa vijon puna intensive për kapjen e tyre.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale: arma e zjarrit pistoletë (me fishek në fole, gati për qitje), me të cilën dyshohet se shtetasi E. G. (i cili më pas humbi jetën) plagosi shtetasin D. N., 1 krehër me fishekë, municion luftarak, 2 automjete, 2 motomjete, 4 celularë dhe sende të tjera nga vendngjarja, të cilat do t’i shërbejnë vijimit të hetimit.”-thuhet në njoftimin e policiasë.

Postime të lidhura