Aplikacion
Një vrasje me armë zjarri ka tronditur mbrëmjen e djeshme qytetin e Memaliajt, në Tepelenë, ku një 30-vjeçar mbeti i vrarë, ndërsa një tjetër person u plagos rëndë.
Viktima është identifikuar si Endri Goxhaj, i cili humbi jetën si pasojë e të shtënave. Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ndodhi pas një konflikti të mëparshëm mes tij dhe autorit të dyshuar, 29-vjeçarit Donaldo Nela, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri.
Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe vëllai i autorit të dyshuar, 25-vjeçari Dario Nela, në rrethana që ende nuk janë sqaruar plotësisht. Ai është transportuar me urgjencë në spital dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, pasi ka marrë katër plumba, dy në mushkëri, një në bark dhe një në shpretkë.
Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali në qendër të qytetit, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës. Menjëherë pas të shtënave, autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon kërkimet për kapjen e tij./ Zoom.al