Aplikacion
76-vjeçari Muhamet Rreshka u la në burg nga gjykata e Durrësi, pasi dyshohet se vrau vëllain e tij 74-vjeçar, Eqerem Rreshka në fshatin Agonas të Kavajës.
Gjatë seancës 76-vjeçari është shfaqur tejet i penduar, ku nuk ka pasur të pranishëm asnjë familjarë dhe seanca është zhvilluar pa praninë e medias.
Kur u pyet se çfarë kërkon nga gjykata, ai ka thënë “tani s’më ka ngelur asgjë. Vetëm më pushkatoni.”
Sipas avokates së caktuar kryesisht, 76-vjeçari ka deklaruar se nëse do të kthehej pas në kohë do t’i jepte të vëllait gjithçka, tokë e shtëpi e se nuk donte të arrinte në këtë pikë.
Ai ka pranuar, ashtu si dhe në polici, se nuk fliste prej vitesh me të vëllain dhe se kur i ka folur, natën e krimit, se pse kalonte me zetor nga rruga e tij, ai, viktima, ka dashur ta shtyjë dhe e ka goditur me thikë.