Aplikacion
Tuzi në Malin e Zi është tronditur nga një vrasje e dyfishtë. Shejla Bakija, 19 vjeçe nga Tuzi i Malit të Zi është ekzekutuar prej bashkëshortit të saj.
Autori Ilir Gjokaj shkoi në banesën e familjes së Shejla Bakijas, duke qëlluar me breshëri arme këdo që i doli përpara. Plumbat i morën jetën 19-vjeçares Shejla Bakija, ndërkohë nga plumbat e marrë ndërroi jetë edhe gjyshja e saj, ndërsa mbeti i plagosur rëndë babi i vajzës.
Ilir Gjoka, i cili kreu krimin e rëndë është ende në arrati. Ngjarja ka sjellë reagime të shumta në rrjet.
Ndërkohë është paralajmëruar edhe një protestë për t’u mbajtur para institucioneve të rendit në Tuz të Malit të Zi.