Aplikacion
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është zhvilluar seanca e radhës për çështjen e rëndë të vrasjes së Liridonës, ku një nga të akuzuarit, Granit Plava, ka dhënë versionin e tij mbi ngjarjen.
Gjatë dëshmisë, Plava deklaroi se krimi ishte rezultat i një marrëveshjeje me Naim Murseli, i cili sipas tij i kishte premtuar se do ta ndihmonte të dilte nga burgu pas një periudhe të shkurtër, duke pretenduar se kishte ndikim dhe pushtet.
Ai theksoi se deklarata e mëparshme e dhënë në polici nuk ishte e vërtetë, duke pretenduar se ishte marrë nën presion. Sipas tij, versioni që po paraqet në gjykatë është ai që konsideron si të saktë.
ofruar edhe përfitime materiale, përfshirë një pagë mujore dhe mjete të tjera, ndërsa kishte kërkuar që ai të merrte përsipër përgjegjësinë pa u informuar për detajet e plota të krimit.
Një tjetër element i fortë i dëshmisë ishte pretendimi se Murseli i kishte thënë se për këtë rast kishte dijeni edhe Behgjet Pacolli, megjithatë kjo mbetet një deklaratë që nuk është konfirmuar nga autoritetet.
Plava shtoi se vetëm pas ngjarjes kishte kuptuar se viktima ishte bashkëshortja e Murselit, duke shprehur keqardhje për atë që kishte ndodhur./ Zoom.al