zoom

Aktualitet

Vrasja e biznesmenit Nikulaj, killeri Saraiva këmbëngul se nuk është autori. Më 20 mars…

Ruben Saraiva, autor i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në pranverën e vitit të kaluar në Shëngjin (19 prill), do të qëndrojë në burg duke pritur datën 20 mars, për të parë vendimin e gjykatës.

Aty do vendoset edhe se çfarë do të ndodhë me masën e sigurisë përfundimtare ndaj tij.

Avokati, Kujtim Cakrani, ka folur duke sqaruar se ka marrë në dispozicion të gjithë dokumentet për të pare se çfarë ka gjetur prokuroria. Edhe Prokuroria e Lezhës ka sjellë fashikullin e saj me dosjen.

Avokati tha se nuk ka prova ndaj klientit të tij, por vetëm dyshime të Prokurorisë, pasi në rast të kundërt do të ishte në gjykim dhe jo nën hetim.

Ai vazhdon të mohoje akuzat për përfshirjen e tij në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj. Edhe në seancë, portugezi i akuzuar si killer, e ka mohuar kategorikisht autorësinë.

Saraiva u ekstradua javë më parë nga Maroku, ku u arrestua pak ditë pas atentatit. NGjarja kishte motiv hakmarrjen mes fizeve Nikulaj dhe Lekstakaj, që ka shkaktuar një zinxhir atentatesh dhe me të paktën 8 viktima që nga viti 1996 e në vijim.

Fisi Lekstakaj, anëtarët e të cilit besohet se paguan vrasjen e Nikulajt nga Anglia, e mohojnë autorësinë. Në pranga për ngjarjen janë edhe 4 shtetas anglezë, njëri nga të cilët femër. /ZOOM.AL/