Aplikacion
Portugezi u paraqit sërish këtë të mërkurë në Gjykatën e Lezhës, për t’u njohur me rivlerësimin e masës së sigurisë. Porgugezi vijon të mbajë qëndrim mohues për krimin. Gjykata nuk bëri asnjë ndryshim mase, duke pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe rrëzuar të palës mbrojtëse.
Avokati Kujtim Cakrani bëri me dije se klienti tij nuk ka prova të mjaftueshme që e implikojnë atë si autor të vrasjes se biznesmenit. Saraiva akuzohet si vrasës me pagesë dhe Prokuroria thotë se ka prova të mjaftueshme. Ai u kap dhe ekstradua nga Rabati i Marokut, fundvitin e shkuar.
Më parë, seanca e cila u mbajt ndaj Saraivas me 11 mars, u shty për shkak se avokati i tij Cakrani, u njoh me fashikullin e dosjes hetimore. Sipas tij policia dhe prokuroria kanë më shumë dyshime sesa prova që e implikojnë klientin e tij.
Besohet se për vrasjen janë paguar deri në 300 mijë euro nga fisi në gjak, Lekstakaj, por ende nuk ka prova që i lidhin ata direkt në atentat. Të akuzuar janë edhe 4 britanikë si bashkëpunëtorë dhe nipi i fisit Lekstakaj, që i ka orientuar dhe kontaktuar. /ZOOM.AL/
Po kaloni një ditë të keqe? Vetëm 20 sekonda dashuri për veten përmirëson shëndetin mendor