zoom

Aktualitet

Vrasja e 19-vjeçarit, shkak sherri në rrjetet sociale. Punonte kamerier, sa doli nga shkolla (Emri)

Sherri mes dy grupeve të të rinjve u mbyll në tragjedi mesditën e sotme në Fier.

Konflikti ka përfunduar në vrasjen e 19- vjeçarit Grei Bihuca dhe plagosjen e një 20- vjeçari, i cili ka ndërhyrë për të shuar grindjen, por është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin Rajonal.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:30 të ditës së sotme, në qendër të qytetit, bulevardi “Jakov Xoxa”, ku pas një sherri për motive të dobëta tre të rinj janë përfshirë në konflikt.

Autori, i identifikuar si Florjan Muka dhe tashmë i arrestuar, ka qëlluar me thikë 19- vjeçarin Grei Bihuca, dhe për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit ka ndërhyrë shoku i tij i cili e shoqëronte, duke marrë dhe ai plagë të rënda.

Viktima ishte nxënës i shkollës profesionale “Petro Sota” ne degën TIK. Këtë të hënë, ai ka bërë  vetëm dy ore mësim dhe i ka lënë orët e tjera.

Policia tha se autori 18-vjeçar Florjan Muka, ka rënë në pranga. Mësohet se sherri ka nisur për shkak te ngacmimeve në rrjetet sociale, ndërkohe mësohet se 19-vjeçari i cili ka ndërruar jetë, punonte si kamerier në një prej lokaleve në afërsi të qendrës së qytetit dhe nuk ishte problematik.

Sipas dëshmitarëve, konflikti mund të ketë nisur poshtë urës Gjanica dhe djali në përpjekje për të shpëtuar ka ecur disa metra i plagosur, derisa ka përfunduar i shtrirë në mes të rrugës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plote te dinamikes se kësaj ngjarjeje. Mësohet gjithashtu se viktima ka bërë vetëm dy orë mësim dhe i ka lënë orët e tjera. /ZOOM.AL/