Aplikacion
Trupi gjykues i përbërë nga prokuror Petrit Vuka dhe gjyqtar Noel Veizi, pasi dëgjuan deklaratat e autorëve dhe palën mbrojtëse, dy avokatët Gazmend Pasha dhe Ervis Goxhaj, vendosën masën e sigurisë “arrest me burg. I mituri Klajdi Muka ka qenë i shoqëruar në seancë nga babai i tij dhe psikologia, Kamela Xhafaj.
Në dëshmitë e tyre ata kanë deklaruar se sherri që çoi ne vrasjen e Grei Bihucit ka nisur në muajin dhjetor, mes autorit Florjan Muka dhe Auron Çelës, pasi ky i fundit i kishte marrë një thikë dhe nuk ia kishte kthyer në kohë. Kur Floriani i ka marrë thikën Auronit dyshohet se e ka rrahur dhe fyer megjithëse ne deklaratën e tij ai thotë se nuk “bënë debate”.
Për këtë arsye ka nisur një armiqësi mes Mukës dhe Auron Çelës ku ky i fundit ka kërkuar të hakmerret. Çela i ka kërkuar Mukës të takoheshin serish në datën 10 mars një ditë para vrasjes dhe bashkë me të ishte edhe Nebi Alimadhi. Ky i fundit sipas Çelës e ka fyer dhe kapur për veshi Florianin. Ditën tjetër të rinjtë janë takuar sërish.
Dy grupe tashmë ku me Florianin ishte edhe kushëriri i tij ndërsa me Auron Çelën ishte Nebiu, Olsi Serjanaj, viktima dhe një person tjetër i paidentifikuar. Sipas deklarimeve ta para në prokurori, Nebiu e qëlloi me grusht dhe me pas nisi një konflikt fizik. Sipas Mukës, grupi i Çelës në të cilin ndodhej edhe viktima e ka sulmuar atë dhe kushëririn e tij. Për këtë arsye Muka ka nxjerrë thikën dhe e ka drejtuar nga të rinjtë, duke qëlluar Grei Bihucin pa ditur siç thotë ai, se do ta plagoste për vdekje.
Me pas thotë Muka “jam larguar me vrap poshtë urës dhe kam ndaluar kur dëgjova sirenat e policisë.”.
Avokati mbrojtës i të miturit, Ervis Goxhaj, në një deklaratë për mediat ka pohuar se Klajdi Muka nuk është aktiv në ngjarje dhe është larguar sapo ka filluar konflikti. Çështja për të do të kalojë në Apel dhe do të kërkohet të lihet në mbikëqyrje nga prindërit.
Dy të rinjtë akuzohen për vrasje me paramendim në rrethana cilësuese në bashkëpunim. I mituri, Klajdi Muka, do të dërgohet në burgun e Kavajës për të mitur, ndërsa Florjan Muka, në burgun e Fierit. /ZOOM.AL/
U shpall non grata nga SHBA, ish-zv.kryeministri shqiptar: Do ta zbardh plotësisht këtë çështje