zoom

Aktualitet

Vrasja e 19-vjeçarit në Fier, ky është momenti i arrestimit të një prej autorëve të dyshuar

Vrasja e 19-vjeçarit në Fier, ky është momenti i arrestimit të një prej autorëve të dyshuar

Ajo që nisi si plagosje, përfundoi me një viktimë. Katër të rinj u përfshinë në një konflikt të çastit në një lokal në qendër të Fierit, ku një 19-vjeçar është goditur me thikë dhe më pas ka humbur  jetën më pas në spital nga plagët e marra.

Identiteti i tij pritet të mësohet në vijim, sikurse edhe gjeneralitetet e agresorëve.

Policia vendore tha se ka identifikuar dhe arrestuar një prej autorëve, teksa një tjetër ndodhet nën arrest në spital, si i plagosur nga përleshja.

Grupi hetimor sapo ka mbërritur në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e dinamikës së kësaj ngjarjeje të rëndë.

Paraprakisht konfirmohet se një prej autorëve është shpallur në kërkim, ndërsa një person është në spital i plagosur. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura