Aplikacion
Rikthehen vrasjet dhe me protagonistë të adoleshentë dhe mitur. Një konflikt me pasoja të rënda ka ndodhur pak minuta më parë në qendër te qytetit te Fierit (rreth orës 12:00).
Disa persona janë grindur mes tyre dhe pasi debati ka agravuar në përleshje fizike një prej tyre ka nxjerrë thikën dhe ka goditur një 19-vjeçar.
I riu u dërgua në spital, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra. Policia vendore mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe nisi hetimet.
Dëshmitarët thanë se pati përleshje mes dy grupeve dhe motivet besohet se janë të dobëta.
Mësohet se në konflikt janë përfshirë 4 persona, ndërsa një prej autorëve ka rënë në prangat e policisë. Një prej autorëve është shpallur në kërkim, ndërsa një tjetër është në spital i plagosur.
Ende nuk ka njoftim zyrtar nga policia për motivin e sherrit dhe identitetin e personave të përfshirë në sherr dhe që ka mbetur viktimë e këtij sulmi.
Janë kryer të paktën 5 shoqërime të dyshuarish dhe dëshmitarërsh, teksa pritet zbardhja e plotë e shkaqeve, dinamikës dhe autorësisë. ZOOM.AL/