zoom

Aktualitet

Vëllai e qëlloi me armë pas përleshjes për pronën, vdes te Trauma 70-vjeçari

Ka ndërruar jetë 70-vjeçari Haziz Musai, që u plagos ditën e sotme nga vëllai i tij, në Fier-Shegan të Lushnjës, pas një sherri për pronën.

Ngjarja ndodhi në fshatin Qukas i Vjetër, teksa edhe autori mbeti i plagosur me sëpatë nga viktima dhe tha se iu desh të vetëmbrohej.

Pas shumë konflikteve për një rrugë ku kalonin, edhe ditën e sotme dy vëllezërit kanë debatuar.

Nazifi, 78 vjeç dhe viktima Hazizi, 70 vjeç janë konfliktuar fizikisht. Pas përdorimit te sendeve te forta, situata ka degjeneruar deri në përdorim të armës.

Nazifi ka qëlluar me pistoletë në kokë, vëllanë Hazizin, teksa ky më parë e sulmoi duke e goditur me sëpatë. /ZOOM.AL/