zoom

Aktualitet

Krim i rëndë në familje, 23-vjeçari plagos vëllanë me thikë pas sherrit. Detajet e ngjarjes

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pogradec. Dy vëllezër janë konfliktuar me njëri-tjetrin në banesën e tyre dhe për pasojë njëri ka mbetur i plagosur.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se rreth ngjarja ndodhi orës 08:30, në lagjen nr. 4, kur sipas hetimeve paraprake rezulton se gjatë një konflikti, shtetasi me inicialet S. Sh., 23 vjeç, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) vëllanë e tij 25 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spital.

“Sot, rreth orës 08:30, në lagjen nr. 4, Pogradec, në banesë, gjatë një konflikti, shtetasi S. Sh., 23 vjeç, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) vëllain e tij 25 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spital. Shtetasi S. Sh., aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Për krimin po heton edhe prokuroria vendore, teksa paraprakisht bëhet me dije se grindja ka motive banale. /ZOOM.AL/