Aplikacion
Policia e Fierit ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku dy vëllezër janë përfshirë në një sherr dhe përleshje të armatosur, në fshatin Çukas të Fier-Sheganit, në Lushnjë.
Njëri prej tyre ka goditur me sëpatë dhe tjetri me armë zjarri, ndërsa “molla e sherrit” ka qenë prona. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00, në fshatin Qukas i Vjetër.
Nga hetimet paraprake rezulton se 70-vjeçari Nazif Musai dyshohet se ka qëlluar me armë vëllanë e tij 57-vjeçar, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur duke e goditur me sepatë dhe kosore. Të dy ndodhen në spital.

“Rreth orës 08:00, në fshatin Qukas i Vjetër, dyshohet se për shkak të konflikteve për motive pronësie, shtetasi H. M. ka goditur me mjet prerës (sëpatë), vëllanë e tij, shtetasin N. M., rreth 77 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur shtetasin H. M., me armë zjarri pistoletë.
Të dy të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve. Aktualisht, shtetasi H. M. është në gjendje të rëndë shëndetësore”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë dhe mjetin prerës (sopatë), të përdorura gjatë konfliktit.
Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit. /ZOOM.AL/