zoom

Lajme

Votohen emrat, kush do të jenë drejtuesit e komisioneve parlamentare

Votohen emrat, kush do të jenë drejtuesit e komisioneve parlamentare

Në seancën plenare të mbajtur pasdite, që zgjati vetëm 5 minuta, mazhoranca miratoi projektvendimi për zgjedhjen e kryetarëve të komisioneve parlamentare.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, lexoi emrat e propozuar nga mazhoranca, dhe me shumicë votash, projektvendimi u miratua.

Nga ana tjetër, opozita nuk mori pjesë në seancë, duke shmangur votimin dhe duke lënë vendet e saj bosh gjatë procesit.

Për disa komisione drejtimi i takon mazhorancës, ndërsa disa të tjerë do të drejtohen nga opozita.

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat: Kryetar Milva Ekonomi, nënkryetar Erion Braçe, sekretare Zamira Sinaj.

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike: Kryetar Ulsi Manja, nënkryetar Damian Gjiknuri, sekretare Aurora Mara.

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen: Kryetar Bledar Çuçi, nënkryetare Olta Xhaçka, sekretare Ilirian Pendavinji.

Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet: Drejtimi i takon opozitës, nënkryetare Evis Kushi, sekretare Hatixhe Konomi.

Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale: Drejtimi i takon opozitës, nënkryetar Eduard Shalsi, sekretare Enriketa Jaho.

Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm: Kryetare Anila Denaj, nënkryetar Ceno Klosi, sekretare Ilva Gjuzi.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik: Drejtimi i takon opozitës, nënkryetare Iris Luarasi, sekretar Ardit Bido.

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural: Kryetar Blendi Klosi, nënkryetar Fadil Nasufi, sekretar Saimir Hasalli./ Zoom.al

Postime të lidhura