zoom

Sport

Viza e Djokovic, Federata e Tenisit: Do e shqyrtojmë në fund të turneut

Federata Australiane e Tenisit ka reaguar për herë të parë për rastin e Novak Xhokoviç. Ajo shpreh keqardhje për ndikimin e ngjarjes, megjithatë pretendon se ka punuar ngushtë me Qeverinë Federale dhe u mor vendimi më i mirë për të gjitha palët.

“Gjithmonë ka mësime për të nxjerrë dhe ne do të shqyrtojmë të gjitha aspektet e përgatitjeve tona dhe zbatimin e planit tonë, siç bëjmë çdo vit. Ky proces gjithmonë nis pasi të shpallen kampionët e rinj të turneut Australian Open,’ thuhet në njoftimin e Federatës australiane.

Turneu Australian Open, që Xhokoviç e ka fituar nëntë herë, nisi këtë të hënën, ndërsa tenisti serb kishte marrë për herë të dytë anulimin e vizës, duke u dëbuar nga vendi. Xhokovic kishte marrë një përjashtim mjekësor nga Federata e Tenisit të Australisë dhe nga shteti Viktoria, që i mundësonte atij t’i shmangej rregullave të vaksinimit kundër koronavirusit.


Ai këtë përjashtim e kishte bazuar në faktin se kishte qenë i infektuar me COVID-19 muajin e kaluar. Por, zyrtarët kufitarë ia refuzuan këtë përjashtim mjekësor dhe ia anuluan vizën tenistit me të mbërritur në Australi. Vendimi u hodh poshtë nga një gjykatës, por më pas autoritetet ia anuluan sërish vizën Xhokovic dhe e dëbuan nga shteti.