Aplikacion
Prej tre ditësh i gjithë opinion publik është përfshirë emocionalisht nga ngjarja makabre e ndodhur në Fier, ku një 38-vjeccar vrau një fëmijë të pafajshëm, vetëm 8 vjecc.
Por ndërsa qytetarët kanë ndërmarë edhe nismën për mbledhjen e firmave për ashpërsimin e dënimeve për krime të tilla, ministrja që merret me fëmijët në qeverinë “Rama”, Bora Muzhaqi, jo vetëm që nuk ka asnjë ndjesi, qoftë edhe keqardhjeje në lidhje me këtë ngjarje, por nuk ka as kohë që të mendojë për të.
E pyetur nga gazetarët gjatë ditës sotme, ajo iu shmang pyetjes kur u pyet për ngjarjen e Fierit, duke thënë se i duhej të largohej dhe se nuk kishte kohë pavarësisht se ishte bërë gati të fliste për mediat.