zoom

Aktualitet

Tension jashtë burgut të Vlorës! Familjarët e Mateos ngjiten mbi kangjella

Familjarët e vogëlushit fierak, 8- vjeçarit Mateo Vasiu, i cili u vra pak ditë më parë nga fqinji i tij, Klodian Çalamani po protestojnë para burgut të Vlorës, ku po mbahet autori i krimit.

Të trondituar nga vrasja e djalit të tyre, familjarët e vogëlushit të ndjerë po tentojnë të futen brenda burgut të Vlorës, ndërsa nuk mungojnë edhe përplasjet me policinë.

Ata kërkojnë që Klodian Çalamani të mos mbahet në burg, por të dënohet me varje.

“Duam drejtësi, të varët krimineli. Të na përgjigjet krimineli se pse e vrau”, dëgjohen të thonë ata.

Para ambienteve të burgut, për të mbajtur nën kontroll situatën, kanë mbërritur edhe forcat “Shqiponja”. Vrasja e vogëlushit ka tronditur opinionin publik, ndërsa qytetarët po firmosin masivisht edhe një peticion, ku kërkohet dënim me vdekje për autorin e krimit.