zoom

Ide & Blog

Një këshillë e pakërkuar për Ministren e Shtetit për Fëmijët

Një këshillë e pakërkuar për Ministren e Shtetit për Fëmijët

Nga Irena Beqiraj

Një grua ministre e zënë me ” cështjet e fëmijeve” nuk ka kohë të përgjigjet për vrasjen e një fëmije .?
Një grua e do aq shumë pozicionin, saqë institucionin që drejton e quan” institucioni Im ” ( si duket ngaqë në Institucion është vetëm ajo edhe dy shoqet e saja) ?

Gazetaret nuk kanë pse të pyesin Ministren e Fëmijëve “për mbrojtjen e fëmijëve” ato duhet të lexojnë VKM-në. Aty shprehet qartë qëllimi edhe misioni I institucionit ” të saj” , i cili nuk është as më shumë e as me pak vecse shprehja angleze që fëmijet “duhet të shikohen por jo të dëgjohen ” ?

Këto kanë qenë mesazhet që gruaja e re ka dhënë. Meqenëse gratë kolege nuk e kanë këshilluar po e këshilloj unë .
E dashur ministre , keni fatin e madh që KM-ja ka filluar flet I pari për cdo gjë . Ndryshe nga c’ke vendosur të bësh me femijet , KM-në mos e shiko por dëgjoje , aty do gjesh gjithë përgjigjet “politikisht korrekt” që nuk I ke, por që të duhen në cdo rast.?

Ndryshe shija që do i lesh KM -së , që besoi aq shumë tek ty, do jetë si vargjet –
Lule Bore ishe , lule Bore mbete
As për mua, dhe as per vete !?

Postime të lidhura