zoom

Politikë

Video-skandali/ Niko Peleshi thyen heshtjen zgjedhore, vazhdon fushatën në Korçë. PL denoncon

Video-skandali/ Niko Peleshi thyen heshtjen zgjedhore, vazhdon fushatën në Korçë. PL denoncon

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, përmes një postimi në Facebook ka denoncuar se ministri Niko Peleshi ka shkelur heshtjen zgjedhore duke vazhduar fushatën në Korçë.

Blushi u shpreh se ministri u kap në flagrancë duke vijuar fushatën elektorale për kandidatin e “Rilindjes” në Korçë, Sotiraq Filo.

Ai publikoi një video ku sipas tij duken Peleshi, deputetë të “Rilindjes”, drejtuesit vendorë të PS dhe qytetarë të thirrur në aktivitet nën presionin për vendet e punës!