zoom

Lajme

VIDEO/ Mister në “Big Brother”, kush janë njerëzit pas perdeve të shtëpisë që “përgjojnë” Romeon?

VIDEO/ Mister në “Big Brother”, kush janë njerëzit pas perdeve të shtëpisë që “përgjojnë” Romeon?

Një video në shtëpinë e “Big Brother VIP” së fundmi po bën xhiron e rrjetit në TikTok, duke ngritur hije dyshimi dhe misteri.

E teksa Romeo Veshaj u surprizua më një dron nga vëllai i tij Donaldi, në oborr krahas aktorit, dukeshin qartë disa njerëz të cilët shfaqeshin pas një perdeje në njërën anë të murit në oborrin e shtëpisë.

Pas perdes duken dy gra të moshuara, ku njëra nga ato ka vendosur një shami të bardhë, ndërsa po i vëzhgojnë banorët në oborr, nga jashtë xhamave.

Aludimet e publikut në lidhje me këtë video ishin të shumta, ndërsa nuk dihet nëse dy gratë janë pjesë e produksionit të reality show apo fansa të “BBV” dhe kuriozitet i ka shtyrë që t’i shikojnë banorët nga ana e murit. /ZOOM.AL/

https://www.tiktok.com/@bobealb/video/7361819136487460101?is_from_webapp=1&sender_device=pc

Postime të lidhura