zoom

Lajme

Sondazhi i javës për BBV në rrjetet sociale, shpërthen Instagrami i Françeskës! Renditja e banorëve

Teksa gara në BBV po shkon drejt fundit, sondazhet javore për fansat e banorëve të reality show nuk mungojnë. Kjo ndikon dhe te numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”. Por cilët janë banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë marrë më shumë ndjekës dhe shihen si fitues të mundshëm të garës.

Ai është një banorët më të komentuar të “BBV3”. Bëhet fjalë për Jul Dedën, i cili këtë javë është rritur sërish me 1 mijë ndjekës, nga 450 mijë ka shkuar në 451 mijë. Roza Lati nuk ka asnjë ndryshim nga java e kaluar duke numëruar sërish 830 mijë fansa në “Instagram”-in e saj. Kalojmë tek çifti i vetëm momentalisht brenda “BBV3”, Heidi dhe Romeo.

Heidi ka pasur një rritje prej plot 5 mijë ndjekësish duke shkuar kështu në 137K, por nga ana tjetër Romeo ka shtuar 3K në numrin e ndjekësve duke pasur tani 339 mijë. Sa i përket Meriton Mjekiqit, po ashtu si Romeo, edhe ai është rritur me 3 mijë ndjekës dhe tani numëron 327K.

Ndërkohë, sërish një rritje prej 1 mijë ndjekësish ka pasur Erjola Doçi duke shkuar nga 264 në 265 mijë. Sa i përket banores që ka fituar më shumë ndjekës këtë javë, është Françeska, e cila ka shtuar plot 5.4K në “Instagram”.

Liami ka fituar vetëm 100 ndjekës nga java e kaluar. Nga ana tjetër, Egla Ceno ka humbur 100 ndjekës dhe tashmë ka 72.4K në “Instagram”. /ZOOM.AL/