zoom

Të gjitha

Video/ Mbushi 64 vjeç, brenda festës së ‘çmendur’ dhe ‘surreale’ të Maddonas

Video/ Mbushi 64 vjeç, brenda festës së ‘çmendur’ dhe ‘surreale’ të Maddonas

Edhe pse 64 vjeç , Madonna duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga jeta e saj e çmendur dhe plot aventura.

Kështu ka qenë dhe festa e saj e fundit për ditëlindje, detajet e të cilës i ka bërë publike vetë këngëtarja.

Ikona e muzikës shpërndau një video në Instagram, ku i ftonte fansat e saj “në festën surrealiste, ku asgjë nuk është logjike, shpesh shqetësuese”.

Këngëtarja Material Girl shfrytëzoi rastin të tregojë lëvizjet e saj më të mira të kërcimit teksa festoi me të dashurit e saj, dhe me vajzën Lourdes.

Ajo kishte veshur një veshje të stilit të Alice In Wonderland, me një kapelë të bardhë të ngjitur me kënd në flokët e saj bjonde me një mbulesë të fytyrës me rrjetë peshku.