zoom

Lajme

VIDEO/Berisha denoncon me video blerjen e votave në Tiranë: Ky është momenti kriminal

VIDEO/Berisha denoncon me video blerjen e votave në Tiranë: Ky është momenti kriminal

Kreu u Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar publikisht përmes një videoje të re një rast të blerjes së votës në zonën e Babrrusë, në Tiranë.

Në konferencën me gazetarët, Berisha e cilësoi procesin zgjedhor të 11 majit si një “farsë elektorale”, e orkestruar nga ajo që ai e quajti “narkoqeveria e Edi Ramës”.

Sipas tij, përveç përdorimit të resurseve shtetërore dhe fondeve publike për të ndikuar votuesit, qeveria ka kaluar edhe në shpërndarje të drejtpërdrejtë të parave në këmbim të votës. “Ky është momenti kriminal i ndarjes së parave,” u shpreh Berisha, duke paraqitur pamjet filmike që, sipas tij, vërtetojnë manipulimin elektoral në zemër të kryeqytetit.

Sali Berisha: Narko qeveria, e kreut të organizatës kriminale Edi Ramës, nuk u mjaftua me shpërndarjen e 76 mln euro për pensionistët, për blerjen e votës, me dhurimin e 200 mln euro gjoba dhe kamata 2 ditë para zgjedhjeve. Nuk u mjaftua me firmosjen e dhjetra mijëra leje të legalizimit, me përdorimin e dhjetra mijëra automjeteve pa lidhje me fushatën elektorale, me punësimin në qeverisjen lokale dhe qendrore, por kaloi direkt në blerje vote duke shpërndarë fshehtas para për zgjedhësit shqiptarë. Shpërndarja e fshehtë e parave është vështirë të kapet, ata që kryejnë bëjnë çdo gjë që të fshihet çdo gjurmë. Megjithatë, kamerat e qytetarëve syçeltë kanë filmuar momentin kriminal të ndarjes së parave për votë. Kjo, jo të themi pas Dajtit apo në Mokër apo Tropojë. Jo. Në Tiranë, në Babrru.

Kjo i filmon dhe u bën të ditur se po i ndjek, po i gjurmon.

Këto zgjedhje janë farsë dhe nuk janë zgjedhje. Ndaj dhe ne paraqesim para mediave dhe shqiptarëve fakte të pakundërshtueshme të farsës që delegjitimojnë plotësisht qeverinë e dalë nga zgjedhjet.

Postime të lidhura