zoom

Aktualitet

VIDEO/ Arrestohet grabitësi me biçikletë në Durrës

VIDEO/ Arrestohet grabitësi me biçikletë në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar një 37-vjeçar nga Tirana, i dyshuar për një seri vjedhjesh në zona të ndryshme të qytetit.

Sipas hetimeve, i arrestuari qarkullonte me biçikletë në lagje të ndryshme të Durrësit, ku hapte xhamat e makinave dhe grabiste para, laptopë dhe sende personale të drejtuesve.

Pasi realizonte vjedhjet, ai përdorte automjetin e tij për t’i transportuar dhe fshehur sendet e marra.

Në momentin e ndërhyrjes së policisë, 37-vjeçari u kap në flagrancë teksa tentonte të kryente një tjetër vjedhje. Ai akuzohet për të paktën pesë raste grabitjesh./ Zoom.al

Postime të lidhura