Aplikacion
Franca po përballet me një valë grabitje spektakolare në ditët e fundit.
Pas Muezut të Luvrit, këtë herë grabitësit u futën në muzeun “Maison des Lumières Denis Diderot” në qytetin Langres, në verilindje të vendit.
Ngjarja është regjistruar natën e së dielës, në një moment kur muzeu ishte i mbyllur për shkak të festimeve lokale.
Sipas mediave franceze, autorët kanë hyrë me forcë në godinë dhe kanë thyer një nga vitrinat ekspozuese, duke marrë me vete një koleksion të rrallë prej 1,633 monedhash argjendi dhe 319 monedhash ari, të cilat datojnë nga fundi i shekullit XVIII deri në mesin e shekullit XIX.
Autoritetet lokale kanë bërë me dije se koleksioni ishte zbuluar gjatë restaurimit të ndërtesës në vitin 2011, dhe përbënte një nga asetet më të vlefshme të muzeut.
Pas grabitjes, institucioni është mbyllur përkohësisht, ndërsa policia franceze po heton për të kapur autorët e ngjarjes dhe për të vlerësuar dëmet e shkaktuara./ Zoom.al