Aplikacion
Një efektiv policie i ka dhënë fund jetës në Tiranë, duke u vetvrarë me armën e shërbimit.
Efektivi i moshës 30 vjeç shërbente pranë komisariatit rrugor në kryeqytet, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.
Sipas bluve, 30-vjeçari me iniciale I.S e ka kryer aktin e rëndë në banesën e tij në zonën e Freskut në Tiranë.
Nuk dihet motivi i ngjarjes së rëndë. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.


