zoom

Aktualitet

Punonjësi i Gardës gjendet i vdekur brenda banesës në Tiranë, detajet! Një 34–vjeçar shkon i plagosur në spital me armë zjarri

Punonjësi i Gardës gjendet i vdekur brenda banesës në Tiranë, detajet! Një 34–vjeçar shkon i plagosur në spital me armë zjarri

Dy ngjarje të rënda janë regjistruar në Tiranë gjatë orëve të fundit, ku një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri, ndërsa një punonjës i Gardës është gjetur pa shenja jete në banesë.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, rreth orës 23:55 të mbrëmjes së 26 majit, në spital është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi J.H., rreth 34 vjeç, i plagosur në këmbë, i dyshuar me armë zjarri. Burime hetimore bëjnë me dije se plagosja dyshohet të ketë ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu”, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta. I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.

Ndërkohë, mëngjesin e kësaj të marte, rreth orës 07:05, në banesën e tij në zonën e Rrugës së Dibrës, është gjetur pa shenja jete shtetasi A.G., rreth 42 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 42-vjeçari është vetëvrarë me armën e shërbimit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Postime të lidhura