Aplikacion
Sipas raportit të policisë kosovare, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00 në Gjakovë, dhe rasti është cilësuar “hetim i vdekjes”, shkruajnë mediat vendase.
“Viktima, mashkull kosovar, është dërguar në QKUK, pasi dyshohet se është vetë-lënduar me armë zjarri. Si pasojë e lëndimeve viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në raport, por pa dhënë identitetin e tij.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi (obduksion) dhe nxjerrjen e shkakut zyrtar të vdekjes, teksa hetimet janë aktive. /ZOOM.AL/