zoom

Kosova

Mister në Prishtinë, gjenden 4 burra të vdekur nga policia. Të paqarta shkaqet dhe rrethanat

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Prishtinë, teksa shkaqet janë misterioze.

Policia e Kosovës ka njoftuar për katër raste të vdekjes në Prishtinë, të cilat janë duke u trajtuar nga njësitë përkatëse policore. Në raportin policor rasti cilësohet si “hetim mbi vdekjen”.

“Në rajonin e Prishtinës janë raportuar katër raste, të cilat janë trajtuar nga njësitë përkatëse policore. Lidhur me rastet, vdekjet e 4 viktimave meshkuj kosovarë i kanë konfirmuar mjekët kompetent”, thuhet në raport, shkruajnë mediat e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit kujdestar trupat e pajetë janë dërguar në IML për autopsi, teksa detajet mbeten të paditura deri tani dhe informacionet janë të rezervuara.

“Telegrafi” informoi se i ka shkruar Policisë për detaje shtesë dhe është në pritje të informacioneve, pasi ka dyshime që ngjarja të jetë edhe kriminale. /ZOOM.AL/