zoom

Të gjitha

“Shqipëria një komb me mentalitet të lashtë”/ Vera Ora mbështet Beatriks Ramosajn

Mamaja e Rita Orës nuk heshti dot për bullizimin ndaj Trixës. Pas një kohe të gjatë në sytë e publikut dhe kritikave të vazhdueshme, Beatrix Ramosaj ka postuar një video në rrjetet sociale ku adreson bullizmin online që ka pësuar gjatë kësaj periudhe.

Shumë persona kanë dalë në mbrojtje duke e dënuar këtë akt dhe mes tyre së fundmi ishte edhe Vera Ora, nëna e këngëtares së njohur Rita Ora.

Vera Ora e cila i njeh mirë këto probleme dhe efektet e tyre pasi punon si psikologe, u shpreh ne story: “Stop bullizmit, shëndeti mendor ka rëndësi”. Më pas Beatrix e falënderoi atë duke treguar se sa e rëndësishme është kjo mbështetje për të. Vera më tej tha se ne jemi një komb i lashtë, kemi tradita të forta dhe rini të bukur dhe se duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin pavarësisht se për kë bëhet fjalë, bullizmi nuk ka vend në vendin tonë.

Pasojat e bullizmit mund të jenë shumë serioze dhe duhet theksuar se një problem i tillë nuk përballohet njëlloj nga të gjithë individët sepse përgjigja e çdo personi ndaj bullizmit është unike./L.K

/Zoom.al