zoom

Të gjitha

Veprimi i fundit ngriti dyshime! A janë ende bashkë Fifi dhe Adisi?

Pas daljes nga “Big Brother Albania VIP”, Fifi i tregoi të gjithëve se kishte gjetur dashurinë e jetës së saj.

Ajo nisi vrullshëm një lidhje të bukur dashurie me Adis Patushin, personazh jo pak i njohur për publikun shqiptar, për faktin që është ish-bashkëshorti i modeles Adrola Dushi.

Në rrjete sociale, në rrugë, në koncerte, kudo ata nisën të shfaqen bashkë dhe dedikimet e ëmbla nuk mungonin.

Image

Madje, Fifi “nervozoi” gjysmën e Shqipërisë me deklaratën e saj se po ta dinte që do të njihte Adisin, do ta kishte ruajtur veten pa iu dhënë asnjë mashkulli tjetër.

Mirëpo, u bënë ca ditë që në rrjete sociale nuk shohim më asnjë postim nga të dy bashkë. Ata nuk i kanë hequr fotot e dedikimet me njëri-tjetrin, por veprimi i fundit i Fifit ngriti dyshime.

Image

Këngëtarja ndau në InstaStory një video të dhimbshme me fjalë dashurie.

“Kjo pra na qënka dashuria,të kesh dikë që të pret,dikush që nuk dorëzohet në ty,dikush që nuk largohet pas disa gabimeve,dikush që të do sado që ta largosh.
Por ky person sot shumë rrallë ekziston”

Mbi videon me këtë shkrim, Fifi shtoi: “Shumë e rrallë e nashta edhe hiç”.

Image