zoom

Aktualitet

Veliajt i del emri në listë/ Do të votojë nga paraburgimi i Durrësit

Veliajt i del emri në listë/ Do të votojë nga paraburgimi i Durrësit

Të drejtën e votës nuk ia heq askush, megjithëse ndryshe nga çdo herë tjetër, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj do të votojë në paraburgimin e Durrësit në 11 maj.

Emri i Erion Veliajt ka dalë në listat e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve mes votuesve të institucionit të Ekzekutimit të Vendimit Penal. 

Veliaj po hetohet për akuzat “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Gjithashtu akuzohet për “futjen e sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit”.

Kryebashkiaku i Tiranës është arrestuar më 10 shkurt 2025 nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Sipas SPAK-ut, Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa dyshohet se kanë krijuar një mekanizëm për të përfituar paligjshmërisht fonde publike./ Zoom.al

Postime të lidhura