zoom

Lajme

Veliaj pas hekurave, Rama: Tiranës i mungon drejtimi prej një kohe jo të shkurtër

Veliaj pas hekurave, Rama: Tiranës i mungon drejtimi prej një kohe jo të shkurtër

Kryeministri Edi Rama ka komentuar qëndrimin e Erion Veliajt pas hekurave prej gati 6 muajsh, duke shprehur se Tirana është në një situatë jo të zakonshme.

Rama, i cili ka marrë defakto bashkinë, deklaroi se Tiranës i mungon drejtimi prej një kohe jo të shkurtër.

Ai shtoi se janë riorganizuar deputetët duke i vendosur në punë për të identifikuar problemet në territoret e kujdestarisë së tyre.

Sipas tij, kërkesa në kryqytet është çlirimi i hapësirave publike.

Kemi pasur në Tiranë një situatë, ju e dini shumë mirë, jo të zakonshme. Tiranës i mungon drejtimi prej një kohe jo të shkurtër për një kryeqytet.

Kemi riorganizuar tërësisht veten duke vendosur deputetët në pozicion më kërkues, për sa i përket pikërisht për të qëndruar afër dhe për të identifikuar problemet në territoret e kujdestarisë së tyre.

Ka qenë absolutisht nga të katërt anët e kryeqytetit e qartë kërkesa nr 1 që na çlironi hapësirat publike“, tha Rama./ Zoom.al

Postime të lidhura