zoom

Slider

Vazhdojnë problemet te United, Ten Hag: Nuk flas për çështje personale dhe lojtar që nuk i ftoj

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag nuk ka ndëmend të bëjë një hap para në drejtim të marrëdhënies me Jadon Sancho.

Edhe pas sfidës së fituar në EFL Cup ndaj Crystal Palace me rezultatin 3-0, tekniku holandez vendosi të injoronte britanikun duke theksuar se nuk mund të komentnte mbi një futbollist që nuk është pjesë e skuadrës së parë.

“Unë nuk flas për çështje personale dhe mbi të gjitha nuk flas për një lojtar që nuk është pjesë e skuadrës. A e mbylli Sancho Instagramin për të bërë një hap drejt pajtimit? Këtë nuk e di, gjithçka varet nga ai. Por, e thashë nuk dua të komentoj shumë për lojtarë që nuk janë të gatshëm në këtë moment”, u shpreh Ten Hag.

Kujtojmë se Sancho është aktualisht i përjashtuar nga skuadra e parë e United për shkak të zënkës me trajnerin Ten Hag teksa sulmuesi nuk ngurroi të kritikonte trajnerin që e la jashtë skuadre në ndeshjen ndaj Arsenal. /zoom.al/