Aplikacion
Mesfushori i Athletico Paranaense, Arturo Vidal ka komentuar situatën te Manchester United.
“Djajtë e Kuq” janë në një krizë rezultatesh pavarësisht investimeve të mëdha në merkato.
Gjithsesi Vidal nuk e sheh problemin tek futbollistët, por trajneri Erik ten Hag.
Ndër të tjera kiliani tha se holandezi nuk duhej ta kishte larguar nga “Old Trafford” një ikonë si Cristiano Ronaldo.

“Ten Hag pati një qasje shumë të gabuar në fillimet e tij te Manchester United. Si mund të largosh një lojtar si Cristiano Ronaldo? Ai ishte golashënuesi i skuadrës. Këta trajnerët qerosë janë shumë të komplikuar”, tha Vidal. /zoom.al/
Zbulohet laborator kokaine në Itali, arrestohen dy shqiptarë