zoom

Lajme

Ulsi Manja fyen deputetin e PD-së: Qepe gojën, dër-dër-dër!

Ulsi Manja fyen deputetin e PD-së: Qepe gojën,  dër-dër-dër!

Në Komisionin për Reformën Zgjedhore ku për krimet zgjedhore po raportonte kreu i SPAK, Klodian Braho ka pasur edhe momente tensioni mes socialsitëve dhe demokratëve.

Ulsi Manja teksa kërkonte që mbledhja ti kthehej normalitetit është përplasur me deputetin e PD, Ivi Kaso, ndaj të cilët ka përdorur edhe fjalë fyese si “legen”

“E mo qepe gojën dër dër dër…legen, mbylle gojën se të kam dëgjuar fort. A ka mundësi…a ka mundësi të kthehet mbledhja në normalitet, sepse vijmë këtu dhe bëjmë gjyqe”, iu drejtua Manja.

Situatën u mundua të qetësonte Damian Gjiknuri: “Po kërkoj unë ndjesë për atë, thelbi i bisedës ishte të fokusohemi për të cilën ajo e kemi thërritur. Në komisionin e ligjeve e kemi bërë praktike që ngremë cdo pyetje. Këtu e kemi thërritur për krimet zgjedhore”.

Postime të lidhura