Aplikacion
Çmimi i naftës dhe benzinës ndryshoi sërish këtë të shtunë në vendin tonë.
Sipas vendimit, të Bordit të Transparencës çmimi maksimal për një litër naftë është në 209 lekë për litër, nga 217 që ishte një ditë më parë, pra 8 lekë më pak.
Për benzinën, çmimi i shitjes me pakicë është caktuar deri në 175 lekë për litër, duke zbritur me vetëm 1 lek, në krahasim me të premten.
Këto çmime hyjnë në fuqi në orën 16:00 të së njëjtës ditë dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e radhës së Bordit, ku mund të rishikohen sipas ndryshimeve të tregut./ Zoom.al
Labi premtoi 150 euro për Roelin nga çdo event, shpërthen Rezart Veleshnja: Shpati nuk lypi kurrë

