Aplikacion
15-vjeçari i cili u plagos nga bashkëmoshatari pak ditë më parë ka dalë nga intubimi.
I plagosuri do të mbahet nën monitorim në orët në vazhdim për të parë ecurinë e reagimit të tij.
Ngjarja ndodhi të martën në qytetin e Durrësit dhe i mituri luftoi për ditë me radhë me jetën. Ai shkoi në spital me një thikë në zemër dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale të menjëhershme.
Sherri mes adoleshentëve nisi për një koment në rrjetet sociale./ Zoom.al



