Aplikacion
15-vjeçari me inicialet E. B., i plagosur dje në Durrës gjatë një sherri mes adoleshentësh, vijon betejën për jetën në spital.
Mjeku kirurg Fitim Shini ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të të miturit, duke treguar se ai është shtruar në repartin e reanimacionit dhe është i intubuar, ndërsa gjendja e tij paraqitet ende e rënduar.
Ai u paraqit në spital me disa dëmtime në zonën e gjoksit, një prej të cilave ka prekur zemrën, duke shkaktuar komplikime serioze.
Mjeku thotë se pacienti ka marrë transfuzione gjaku dhe po monitorohet nga afër nga stafi mjekësor. Sipas doktor Shinit, orët në vijim do të jenë të rëndësishme për stabilizimin e gjendjes së tij.
“Për momentin pacienti ndodhet në reanimacion, i intubuar dhe gjendja vazhdon të jetë e rëndë. Shpresoj që në 24/48 orët e ardhshme gjendja të stabilizohet dhe të dalë nga reanimacioni.
Fëmija erdhi në urgjencë me disa plagë, 4 plagë në rajonin e gjoksit, ku njëra prej tyre depërtonte në zemër dhe ka shkaktuar gjendjen e rënduar.
Aktualisht ka marrë 3 flakone gjak dhe për momentin gjendja vazhdon të jetë e rëndë në reanimacion. Shpresojmë që në orët në vijim situata të përmirësohet“, u shpreh mjeku Fitim Shini.
Konflikti mes adoleshentëve dyshohet se ka nisur në rrjetet sociale dhe më pas, ata kanë lënë një takim për sqarim. Gjatë takimit, 14-vjeçari me inicialet M. K. goditi disa herë me thikë 15-vjeçarin. Autori 14-vjeçar u arrestu këtë mëngjes nga policia./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit